Kirurgjia orale është ajo degë e stomatologjisë, që merret me ndërhyrjet kirurgjikale në kavitetin oral.
Më poshtë janë disa nga ndërhyrjet me të shpeshta që kryen mjeku stomatolog i specializuar në kirurgji orale:
Heqja e dhëmbëve është një ndërhyrje rutinë në kirurgjinë orale.
Kirurgjia më e përhapur është heqja e dhëmballëve të pjekurisë, heqja e dhëmbëve të konsumuar-(retinuar) dhe gjithashtu heqja e dhëmbëve për të mundësuar drejtimin e dhëmbëve me aparate ortodontike dhe për vendosjen e protezave.
Një nga ndërhyrjet më të rëndësishme është edhe heqja e rrënjëve të mbetura që mund të çojnë në infeksione të kockës dhe në kiste.