Endodontia dhe konservativa janë dy fusha të stomatologjisë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën.
Konservativa është dega e stomatologjisë që ka për qëllim zëvendësimin e strukturës së munguar të dhëmbit si rezultat i proceseve karioze, traumave dentare dhe trajtimet të cilat eleminojnë problematika të pacienteve që lidhen me estetikën.
Trajtimet konservative konsistojnë në eleminimin e proceseve karioze duke ruajtur sa më shumë të jetë e mundur strukturën e dhëmbit dhe zëvendësimin e strukturës së munguar me materiale që ofrojnë rezultate estetike dhe funksionale të ngjashme me dhëmbin.